Ka qenë një fitore e vuajtur ajo e Interit në “Renato Dal’Ara” të Bolonjës me zikaltërit që i janë falur dygolëshit të Romelu Lukakut për të nënshtruar vendësit dhe për të marrë përkohësishit vendin e parë ndaj Juventusit, duke i futur në presion kampionët në fuqi përpara takimit që do të nisë pas pak çastesh me bardhezinjtë që luajnë si udhëtues derbin ndaj Torinos.
Të gjitha emocionet e Bolonja-Inter ishin zhvendosur në pjesën e dytë. Fillimisht ka qenë Soriano që ka shënuar për vendësit në minutën e 59-të, por 16 minuta më pas Romelu Lukaku ka barazuar për Interin. Minutat e mbetura janë të luftuara me të dyja skuadrat që pretendojnë të shënojnë golin e fitores, deri kur, një kontakt në zonë në minutën e 90-të mes Orsolinit dhe Lautaros konsiderohet penallti nga kryesori.