Ish-oficeri ‘plas bombën’: Emërohet shef komisariati ‘oficeri’ Habilajve me qëllim që…

0
135

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani, i cili sot ndodhet në azil politik në Zvicër, ka denoncuar një tjetër skandal në Policinë e Shtetit, ku tregon se si në krye të komisariateve vendosen bashkëpunëtorë të krimit.

Në postimin e tij në Facebook, Zagani shkruan se në krye të policisë në Skrapar është vendosur Ermal Lulaj, i cili është i akuzuar si oficer që ka qenë në shërbim të bandës së Habiljave në Vlorë.

Sipas Zaganit ky ëhstë standardi i Rilindjes dhe vettingu që po bëhet sot në polici.

Ja postimi i Zaganit:

Vetingu ne Polici si “ligj”i mafies kunder ligjit.

Gjithmone ka pasur dhe lidhje te “fshehte” nga disa drejtues te policise me trafikante te famshem, por sot me “Policine qe duam” e cila u “reformua” ndjeshem nga Rilindja me grupin e Sajes, te ashtequajturit “Bravo Çuna” e ka kriter baze te ecjes ne kariere lidhjen dhe mbeshtetjen nga krimi i organizuar e kryesisht nga trafikantet e fuqishem te droges.

Nje rast te tille e citova para disa ditesh ku nje oficer i vene dikur ne sherbim te Habileve ne Vlore, sot edhe me vetingun e famshem na eshte emeruar shef Komosariati…dhe ku pa, ne Skrapar ku perflitet se rilindja ka nje mire organizim sa i perket kultivimit te kanabisit. Ne fakt kjo e “justifikon” plotesisht emerimin shef te Ermal Lulaj ne ate detyre…sepse se pari eshte nje sherbetor perfekt i krimit te organizuar ,se dyti eshte nje lepires klasi ndaj te forteve me pushtet, si dhe ka dhene prova qe eshte i besuar ne radhet e narkotrafikanteve, jo vetem me lidhjen e tije ne sherbim te Habileve qe une e provoj si deshmitar okular, por nese dikush do ta vertetoje e gjen edhe lidhjen e tije me eskobarin e famshem te Sarandes(Klement Balilin),kur ishte shefi antidroges ne Vlore dhe mbulonte ne ate sherbim edhe Saranden.

Perfundimisht po te analizojm pak “arrestimin” e Balilit me makinen e vete shefit te madh, kupton sa e thjeshte edhe pse njerez si ky Ermali bejn karriere ne Polici, dhe firma e te njejtit shef i madh emeron shef komisariati nje polic ordiner si Ermali.

Ne fillim kur ma thane miq qe e njohin mire situaten dhe personat ,mu duk si afere e madhe per Ermal skuthin e policise…por une jam polic dhe kur ka tre indicie,e verifikoj informacionin e marre qe nga burime te sigurta mu konfirmua sa po them.

Perfundimisht VETING ne polici…qe mua me ngjan me shume si pafytyrsi e pafuqishmerise se ligjit per te vepruar ngaj krimit ne pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here