Mbrëmjen e djeshme në ‘Shiko kush Luan’, i ftuar ka qenë edhe këngëtari Joung Zerka i cili ka folur për lidhjen e tij me Ronela Hajatin pasi që shumë kanë menduar se ata janë ndarë, këngëtari ka qartësuar njëherë e mirë dyshimet.
Në lojën e re që i është shtuar emisionit, të quajtur “Paintball”, Zerka u vu përballë fotove të artistëve të ndryshëm.
Një ndër pyetjet me të cilat u përball Zerka gjatë emisionit ishte: ” Cili prej këtyre artistëve mund të ishte shpirti yt binjak?”, dhe Zerka bëri gjestin më të ëmbël duke zgjedhur foton e Ronela Hajatit.
Pas aludimeve të shumta lidhur me marrëdhënien e tyre dyshimet kanë marrë fund. Pa dyshim Ronela është shpirti binjak i Young Zerkës.