Klubi bavarez në faqen e tij zyrtare në internet ka bërë me dije se palët kanë prishur marrëveshjen në konsensus dhe Kovaç nuk do të jetë me trajneri i kampionëve të Gjermanisë.
Gjithahshtu lajmi konfirmohet dhe nga prestigjiozja “Bild”.
Humbja e djeshme nga Frankfurti me rezultatin 5-1 , ishte fatale për largimin e teknikut.
Do të jetë Hensi Flik ai që do të jetë në krye të skuadrës për dy ndeshjet me Olimpiakosin dhe Dortmundin.