Spektakël në tribuna gjatë derbit të Casablanca mes Raja dhe Wydad. Në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Champions League afrikane, rivaliteti sportiv në fushë u “harrua”, me dy tifozeritë që menduan të bëjnë spektakolare sfidën nga tribunat.
Përkrahësit e dy skuadrave erdhën të përgatitur për ndeshjen, duke “pikturuar” stadiumin “Mohamed V” me ngjyrat karakteristike, jeshile dhe të kuqe.
Tifozët e Wydad shfaqën një banderolë të madhe, ku shfaqej një dragua i kuq i cili “shëtiste” në të gjithë pjesën ku ishin pozicionuar ata. Më pas, shpërthyen fishekzjarret jeshile dhe të kuqe, duke e bërë akoma dhe më spektakolare mbështjetjen për skuadrën e zemrës.