Njëri prej tyre, Endri Shala, cili mban detyrën e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, është fotografuar bashkë me djalin e zv/kryeministrit Fatmir Limaj në një diskotekë në Gjermani, teksa pozojnë përpara një vaske të mbushur me shishe të shtrenjta alkooli.
Mediat kosovare shkruajnë se shishet janë porositur nga Durim Limaj dhe ato kushtojnë rreth 5 mijë euro.
Durim Limaj është njëkohësisht edhe këshilltar i lartë politik dhe shef i kabinetit të ministrit në detyrë të Ministrisë së Tregtisë, Endrit Shalës. Në rangun zyrtar, Shala është shefi i Limajn junior, por në jetën e “private” duket se rolet ndryshojnë. Fatmir Limaj është kreu i Partisë Nisma, e cila deri më tani nuk e ka kaluar pragun elektoral prej 5%.