Disa ditë i zhdukur! Gjendet i vdekur i afërmi i deputetes shqiptare

0
137

Një person është gjendur i vdekur ditën e sotme në fshatin Begaj të Komunës Vushtri në Kosovë.

Ai është Musli Krasniqi, dhe kishte disa ditë i zhdukur.

Krasniqi është i afërmi i deputetes së Lëvizjës Vetvendosje, Rezarta Krasniqi.

Nuk ka ende të dhëna lidhur mbi shkaqet që kanë çuar në humbjen e jetës së të afërmit të deputetes.

Trupi i tij u gjend në një pus nga Njësia e Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës, rreth orës 10:50.

Ishte vetë deputetja Rezarta Krasniqi e cila disa ditë më parë bëri apel për ndihmë, ku u kërkonte të gjithë personave që mund të kenë parë kushëririn e saj, Musli Krasniqi, të lajmërojnë në polici.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here