“Lulzim Basha iu nxjerr të palarat të gjithë këtyre”, kështu është shprehur nga studio e ABC News ish deputeti Klevis Balliu, teksa komentonte aksionet e Partisë Demokratike për nxjerrjen para drejtësisë të personave të inkriminuar që ndodhen në pozicione drejtuese në qeveri dhe pushtetin vendor.
Duke folur për rastin e fundit të Agim Kajmakut, Balliu është shprehur se ky rast së bashku me atë të Valdrin Pjetrit treguan qartë se kryeministri Rama nuk mund të distancohet nga krimi.
Sipas Balliut, në Parlament dhe institucione të tjera drejtuese “janë futur drogaxhinj të sjell edhe nga burgjet e Europës.”
“Rasti i Kajmakut dhe i Valdrinit vërtetuan se Rama nuk mund të ndahet nga krimi. Ishte i vetëm në zgjedhje dhe mund të zgjidhte këdo që të ishte në krye të bashkisë. Madje mund të sillte edhe nga ata pseudo artistët që ai i vlerëson aq shumë, që të drejtonin bashkitë, por shkon edhe merr njerëz të inkriminuar. Kjo tregon se ai nuk mund të ndahet nga krimi i organizuar.
Deklaron se nuk mund të dijë dosjet e të gjithëve, por çfarë di ky? Rama është kryeministër dhe si i tillë ka të gjitha institucionet. Nuk mund t’i hetonte, por duhet të pres që një gjë të tillë ta bëjë Lulzim Basha. Çfarë? E paska më të thjeshtë ta bëjë Lulzim Basha dhe nuk e bën dot Rama?
Lulzim Basha po i çmonton të gjithë këta. Arkitekti i dekriminalizimit sot për sot është Lulzim Basha. Por, po kjo qeveri cbën? Sepse Basha po i bën të gjitha. Ai denoncon këta. Rama sjell njerëz të inkriminuar dhe Lulzim Basha iu nxjerr të palarat.
Në parlament dhe institucione janë futur drogaxhinj të sjell edhe nga burgjet e Europës. Sa dalin, kjo qeveri i bën pjesë të saj”, është shprehur ish deputeti Klevis Balliu.