‘Rruga e vetme është ajo e REZISTENCËS…Për të larguar qeveritarët e paaftë, injorantë, të korruptuar, të inkriminuar…’

0
119
Nga Kastriot Islami 

Kriza e thellë politike mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme, natyrisht në situatën në të cilën gjëndet vendi, ato duhet të jenë domosdoshmërisht ta parakohshme. Gjasat janë që në pranverën e ardhshme të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, ndërkohë që gjatë këtyre 6 muajve duhet të merren të gjithë masat që kriza të gjejë zgjidhje.

Gjëndja e vëndit është e mjerueshme… dhe me shumë gjasa do të përkeqësohet…

Nuk është vlerësim emocional, as ideologjik, as partiak, as opozitar…

Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen e të veprojnë për të njohur të vertetën…

Pa të vërtetën s’ka drejtesi…s’ka paqe…s’ka të ardhme…

Me mashtrime, gënjeshtra dhe sajesa e ardhmja është e do të jetë e zymtë, e errët…

Në Shqipëri është ngritur Modeli i së Keqes që shitet si Model Suksesi…

Sepse është vrarë aftësia, shpresa, ndershmëria e drejtësia…

Duhet vepruar sa s’është vonë…të gjithë së bashku…

Me indiferentizëm e duke zgjidhur vetëm hallin personal apo duke ju larguar të vertetës e ballafaqimit me të Keqen…

Gjëndja vetëm do të përkeqësohet për të gjithë, për të varfërit e të ndershmit të parët…

Madje nëse s’do të riparohen pasojat e së Keqes s’do të mund të ketë as Paqe e Qetësi….

Dhe pa Paqe dhe pa Mirëqënie s’do të mund të ketë të Ardhme…

Nëse nuk do të ketë reagim dhe kthesë do të vijë shumë shpejt dita që shqiptarët të enden nëpër botë…

Se vendi i tyre i mjerë do të jetë i pabanueshëm për të gjithë pa përjashtim…

Qytetarët e varfër, të ndershëm dhe atdhetarë duhet të Rrezistojnë… dhe të bashkuar të Reagojnë

Kundër Modelit të së Keqes…

Kundër korrupsionit…

Kundër mosndëshkimit…

Kundër kapjes së shtetit…

Kundër krimit të organizuar të lidhur me shtetin dhe krimit të organizuar nga shteti,

Kundër kultivimit, trafikimit dhe përdorimit të drogës…

Kundër pastrimit të parave të pista dhe fshehjes së tyre në parajsat fiskale…

Për të larguar qeveritarët e paaftë, injorantë, të korruptuar, të inkriminuar…

Sepse një qeveritar i korruptuar s’ka asnjë dallim nga një kriminel…

Sepse një qeveritar i paaftë është më i dëmshëm se një trafikant droge…

Të gjithë ata, së bashku, janë anët e së njëjtës medalje…

Qytetarët e bashkuar duhet të shëmbin Perandorinë e së Keqes…

Perandorinë e së Keqes që lulëzoi në sajë të parave të pista…

Perandorinë e Paditurisë e të Paaftësisë që po e drejtojnë injorantët e sharlatanët

Perandorinë Vrastare që po varfëron e nënshtron qytetarët…

Perandorinë Antikombëtare që po boshatis vendin nga shqiptarët…

Perandorinë Djallëzore që po vret e shkatërron shpresën….

Në këtë betejë të vështirë por jo të pamundur për të verteten…ka vetëm një rrugë…

Rruga e vetme është ajo e RREZISTENCËS….dhe e Betejës së ashpër e pa kompromis me të Keqen…

Në këtë rrugë për të gjetur të vërteten…dhe kundër së Keqes…

Edhe kur monstrat më të tmerrshme duken të veshtira për tu mundur, për tu rrëzuar apo për tu shporrur…

Gjithnjë duhet filluar duke hedhur hapin e parë pa hezitim, pa mëdyshje, me guxim, me besim e optimizëm…

Të bashkuar, të udhëhequr nga të aftët, nga të ndershmit, nga ata që thonë të vërtetën…

Qytetarët në Rrezistencë duhet të hedhin Hapin e parë përpara…pa asnjë ndrojtje…

Hapin e parë drejt bashkimit me tyre…duke formësuar aleancën e qytetarëve të ndershëm…

Me të gjithë qytetarët e bashkuar në ndershmëri, varfëri, sakrifica…që kërkojnë të vërtetën…

Që janë të gatshëm të sakrifikohen për të vërtetën, në luftë me të keqen…

Hapin e parë e të fundit jo për pushtet por përballë pushtetit dhe kundër Pushtetit të se Keqes…

Për zgjedhje të lira e të ndershme, në pranverën e ardhshme…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here