Nga Nora Malaj
Të rinjtë janë të Shqipërisë dhe jo të partive , o ti zonjë , që fatkeqësisht , ministrinë drejton!
Teksa po lexoja reagimin e Z. Hazizaj në fb , ndjeva keqardhje dhe trishtim, që ligji për Rininë , që sot kaloi në Parlamentin jo legjitmë është vite larg asaj që duhet të ishte??!! Kjo thjeshtë e qartë! Rininë e ndajnë sipas parcelave dhe orekseve dhe harrojnë që të rinjtë në radhë të parë , janë femijet e prinderve shqiptarë, të cilët i duan , i motivojnë dhe sakrifikojnë për ta. Të rinjtë janë dhe produkti i shoqërisë ku lindin e rriten e ,askush ,nuk ka të drejtë t’i përjashtojnë nga debatit dhe konsultimet kur bëhet fjalë për ligjin e tyre. Të rinjtë janë ata që nuk ju pëlqen të përdoren , që janë antikonformistë dhe me energjinë e tyre ,ata protestojnë dhe nuk kanë frikë nga e vërteta! Teksa degjoja sot debatin për projektligjin nga ana e qeverisë , pasi projektligji që ne paraqitëm , që në fakt nuk ishte vetëm yni si deputetë, po nje produkt i partneritetit , hartimit dhe konsultimit nga të gjitha organizatat joqeveritare dhe hartuar e mbështetur nga CRCA në 12- qarqet e vendit dorëzuar më 11.01.2019 , asnjeherë nuk u diskutua , po u fsheh ne arkivat e Parlamentit,( nëse është ende aty??!!) tregon se në cfarë dite të hallit është katandisur ligjvënës ynë!
Sa keq kur ligji bëhet vetëm për një grup të rinjsh, ndërkohë që të gjithë të rinjtë e të rejat e vendit janë aseti më i rëndësishëm e më me peshë, për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë për ketë vend!
Nuk ka ku të shkoj më keq , kur dikasteri i ministrisë dhe ajo që drejton nuk e kuptojnë , që kur harton një ligj për të rinjtë ,nuk mund t’i ndash të rinjtë në parcela partishë politike, sipas parimit ( ti i yni , përfiton ai i atyre është armikë) , po duhet t’i shohësh si aset kombëtar, ata dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile .
Eee sa shumë kërkojë dhe unë në këtë vend!?
Faleminderit Altin që më në fund na dhe të drejtë . Kauza e të rinjve me ketë ligj jo përfaqësuese dhe klienteliat dhe rininë e trajton si PPP ,dhe e sheh si interesë elektoral dhe jo si insitucioni më i rëndësishëm për mbrojtjen dhe të drejtat e rinisë, si aset kombëtarë! Në këtë vend me ketë qeveri as rron, as vdes po ngel pa mend! ????