Një 21-vjeçar në Kurbin është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në pranga ka rënë shtetasi K. V., banues në Laç.
“Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë” thuhet në komunikatën e policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.