Arrestohet ish-efektivi i FNSH-së/Kush mund të jetë arsyeja???

0
143

Vihet në pranga ish-punonjësi i FNSH-së Ardian Loçi, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, më datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, sipas Prokurorisë dyshohet se dekonspironte aksionet policore.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim, shtetasit Ardian Loci, 48 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here