Çollaku akuza të forta: Kemi të bëjmë me një grup të strukuruar kriminal, Rraja kanosi edhe ish-oficerin e policisë…

0
151

Gazetari Basir Çollaku komentoi situatën kriminale në Shqipëri që lidhet edhe me atentatin e fundit të prokurorit Arjan Ndoja, por edhe me ndalimin e nipit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

‘Çfarë interesi kishte autori për të qëlluar ndaj prokurorit. Kjo më kujton ngjarje të vjetra. Redjan Rraja është i denoncuar edhe nga ish-oficeri i Policisë Emiljano Nuhu për kanosje pikërisht nga familjarët e Rrajës dhe që i kanë vendosur pistoletën mbi kokë. Po ta shikoni ka një pushim të padisë që ka bërë Nuhu për kanosjen. Pse? Sepse kemi të bëjmë me një grup të strukuruar kriminal. Është ky një nga autorët por nuk është i vetëm. Ka edhe emra të tjerë nga ky grup i strukturuar kriminal. Redjan Rraja mund të jetë një nga vrasësit me pagesë. Dyshimet zyrtare flasin për autorësinë e mundshme të tij. Redjan Rraja është njeri i afërt i deputetit të Partisë Socialiste. Sepse këta nuk i njohin kur bëjnë atentate. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që Fushë Kruja, Kruja, Durrësi, janë sot zonat më potenciale të krimit’-tha Çollaku./Syri Tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here