Turqia thotë se ka arrestuar motrën e liderit tashmë të vdekur të grupit militant, Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi në veri të Sirisë.
Sipas autoriteteve turke, 65 vjeçarja Rasmiya Awad, është “një minierë ari për inteligjencën” për shkak të informacioneve të shumta që ajo disponon mbi organizatën terroriste.
Agjencitë e lajmeve, Reuters dhe AP kanë cituar një zyrtar të ketë thënë se Rasmiya Awad, 65-vjeçare, burri dhe gruaja e djalit të saj janë ndaluar më 4 nëntor.
Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se të tre personat kanë qenë të shoqëruar nga pesë fëmijë afër një qyteze të kontrolluar nga Turqia në veriperëndim të Sirisë.
Baghdadi, i cili ka udhëhequr militantët e grupit Shteti Islamik nga viti 2014, ka vdekur më 26 tetor gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë.