Media britanike “Daily Mail” shkruan historinë e një rumuni, i cili u burgos me 27 muaj burg, pasi tentoi të kontrabandojë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.
Mihail Cretu, 23 vjeç, i cili tha se aspironte të bëhej student në Rumani u kap nga policët, teksa kontrabandonte një vajzë 19 vjeçe dhe një djalë 20 vjeç. Këta të fundit ndodheshin në kamionin e tij, në kohën që po kalonte drejt Kanalit Anglez.
Cretu, ndër të tjera ka përdorur si alibi faktin se sipas tij, “kërcënohej vazhdimisht nga ana e bandave”. Rumuni në fund u dënua me mbi 2 vjet burg për dy akuza, njëra prej të cilave për kontrabandim njerëzish. Gjykata e Kurorës në Canterbury tha se Mihail Cretu kishte pranuar të bëhej transportues i shqiptarëve, pasi në këmbim merrte para.
Gjykata vërtetoi po ashtu se personat që ishin në kamionin e rumunit Cretu kishin urdhra ndalimi për në Britaninë e Madhe. Gjykata ka dëgjuar që Cretu u tha oficerëve të kufirit se ai kishte frikë për jetën e tij, duke thënë: ‘Nëse kthehem në Britani të Madhe do të vritem’. Avokati mbrojtës i shtetasit nga Rumania Kerry Uaite deklaroi në gjykatë se motivet e veprimit të studentit aspirues ishin thellësisht financiare.