Nga Ylli Manjani
Trafikantët, larësit e hesapeve e parelinjtë vrasin me silenciator. Drejt e në objektiv, ftohtë e pa zhurmë. Në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë e Durrës ua fikin dritën kundërshtarëve me armë pa zhurmë. Lajmet i transmetojnë LIVE, si spektakël urban.
Të varfrit nuk kanë para për armë. Thjesht marrin sopatën, mjetin e prerjes së druve, për të prerë jetën e dikujt tjetër jo për pasuri, por për varfëri!!
Gruaja, burri, fëmijët, babai e nëna, vëllai e motra, kushërinjtë, nipërit e mbesat janë armiqtë më të mëdhenj të njëri-tjetrit në varfri…
Vrasjet me sopatë, lajmet i japin si kronikë budallenjsh që rrinë para thertores së fshatit…
Na ka mbetur të numërojmë, ndërkohë që qeveria pas çdo vrasje “merr frymë thellë”, sa silenciatore e sa sopata janë përdorur për të vrarë shqiptarë.
Ore fajin e ka Macroni…