DETAJE/Vodhën milionat në postë, kush është Andi Rexhepi …

0
280

Policia arrestoi katër nga gjashtë persona në total për grabitjen e 13 milion lekëve në postën e Krujës. Mësohet se kreu i bandës që kreu grabitjen është Andi Rexhepi (Paturri).

Burimet bëjnë me dije për  së e njëjta bandë dyshohet se ka kryer grabitjen e disa bankomateve në zonën mes Vorës, Fushë Krujës dhe Krujës gjatë muajve të fundit.

Operacioni është në vijim e sipër dhe mund të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar. Dy ditë më parë u njoftua se një është grabitur posta e Krujës nga ku është marrë një sasi e konsiderueshme lekësh. 

Autorët kanë pasur informacion të sigurt, që besohet se ka ardhur nga punonjës të postës, pasi në zyrën e postës janë dy kasaforta, ndërkohë që u grabit vetëm ajo kasafortë, e cila kishte në brendësi të saj sasinë e parave.

Kush është Andi Rexhepi

Andi Rexhepi ose Poturri ka qenë i dënuar në Greqi për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm në Greqi si Nikos Vertis apo Toni Mavridis. Po ashtu sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.

Më tej, po sipas autoriteteve greke ai akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një person në Shqipëri.

Në shtetin grek, mbi Andi Rexhepin (Poturri) ishte i akuzuar për vepra të rënda penale, si ajo e vrasjes së mbetur në tentativë, organizatë kriminale, zjarrvënie, grabitje me dhunë, armëmbajte pa leje dhe shkelje e paligjshme e kufirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here