Një 25-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Cuneo të Italisë.
25-vjeçarja me iniciale L. I., u përplas nga një automjet në autostradë kur po tentonte të kalonte rrugën.
Mediat italiane, raportojnë se shoferi i automjetit që goditi vajzën kaloi në gjendje shoku dhe u shoqërua drejt spitalit.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e aksidentit.