Ditën e sotme, gjatë konferencës së mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë, Presidenti i Shoqatës Agron Dogjani ka folur për largimin e mjekëve dhe mungesat në staf.
Dogjani shprehet se Shqipëria është vendi i parë në rajon për numrin e traumave.
Gjithashtu, mjeku tha se Shqipëria ka nevojë për një spital të ri pasi Trauma nuk ka kapacitete të mjaftueshme.
“Shqipëria po vuan largimin e mjekëve, do i kuptojmë pasojat më vonë. Studentët e mjekësisë largohen nga vendi sapo përfundojnë shkollën. Dhe pas disa vitesh nuk do kemi ku të vizitohemi
Spitali i Traumës ka mungesë personeli. Shqipëria mban vendin e parë në rajon për numrin e traumave. Vendi ka nevojë për një spital të ri, pasi nuk kemi kapacitet të mjaftueshëm. Numri i traumave është në rritje, por kapaciteti është po i njëjtë.”