Nga Shefqet Deliallisi
PSE FIRMËTARËT E PAVARSISË REFUZUAN KOMUNIZMIN ?
Pse askush prej tyre nuk bashkëpunoi me komunistët ?
Në vitet e luftës së dytë botrore, 32 nga firmëtarët e pavarsisë që ishin gjallë ndodheshin në Shqipëri.
Asnjëri nuk mori pjesë në Konferencën e Pezës.
Asnjeri nuk mori pjesë në Kongresin e Përmetit (1944), ku u hodhën bazat e pushtetit komunist.
Të gjithë firmëtarët, themeluesit e shtetit shqiptar, që u angazhuan në politikë, u angazhuan vetëm në krahun antikomunist.
Pse ndodhi kjo ? Pse askush nuk u bashkëpunoi me komunistët ?
Ata nuk kishin besim te lëvizja nacional-çlirimtare që drejtohej nga komunistët (koha tregoi se kishin të drejtë) sepse i njihnin më mirë se kushdo kush ishin armiqtë historikë të Shqipërisë, dhe kush ishin miqtë e vërtetë të saj. Ata ishin antikomunistë se komunizmin e identifikonin me Rusinë, mbështetsen historike të Serbisë.