Masakra brenda kamionit në Britani, identifikohen viktimat Vietnameze

0
171

Emrat e të 39 shtetasve vietnamezë, të cilët u gjetën të vrarë në një kamion frigorifer, muajin e kaluar në Esiks të Anglisë, u publikuan nga policia.

Dhjetë adoleshentë, përfshirë dy djem nga 15 vjeç, janë në mesin e viktimave. Trupat e tyre u gjetën më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës.

“Prioriteti ynë ka qenë t’i identifikojmë viktimat, të ruajmë dinjitetin e atyre që kanë vdekur dhe të mbështesim miqtë dhe familjet e viktimave”, tha ndihmësi i shefit të policsë në Esiks, Tim Smith.

Procesi i identifikimit të viktimave ka zgjatur pak më shumë se dy javë. Komisioni për identifikim, i mbikëqyrur nga policia, ka përdorur gjurmët e gishtërinjve, ADN-në, të dhënat dentare dhe shenjat dalluese të trupit, si tatuazhe dhe plagë, për të konfirmuar emrat e viktimave.

Shumica e atyre që kanë vdekur kanë qenë në të 20-at dhe 30-at. Tetë kanë qenë gra.

Të gjitha viktimat vinin nga Vietnami qendror ose verior. Policia tha se autoritetet tani po diskutojnë mënyrat për riatdhesimin e trupave.

Frigoriferi kamion me viktimat besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika. Shoferi i kamionit, Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore, është paraqitur në gjykatë si i akuzuar për vrasje.

Procedimet e ekstradimit kanë filluar edhe kundër 22-vjeçarit Eamonn Harrison, i cili është arrestuar në Dublin, me një urdhër-arrest evropian.

Policia po kërkon gjithashtu dy vëllezër nga Irlanda e Veriut, Ronan dhe Christopher Hughes, nën dyshimet për vrasje dhe trafikim të njerëzve. Në dy provinca të Vietnamit janë bërë po ashtu 11 arrestime në lidhje me vdekjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here