Nga Shqipëria në Spanjë për vjedhur shtëpitë, në pranga dhe një vajzë

0
196

Tre shqiptarë janë prangosur në Spanjë nën akuzën e grabitjes. Shqiptarët janë të moshës 19, 29 dhe një vajzë 23 vjeçe.

Të tre funksiononin si një grup i mirëorganizuar për të realizuar vjedhje të ndryshme. Sipas policisë spanjolle, tre të rinjtë kanë realizuar më shumë se 30 grabitje në qytetin e Pontevedras në Spanjë, kryesisht duke hyrë në banesa.

Ata realizonin vjedhjet duke përdorur për çdo vjedhje, maska dhe makina të ndryshme.

Makinat që përdoreshin kishin targa false, të cilat vështirësonin identifikimin e tyre. Pasi realizonin vjedhjen e radhës ata ktheheshin në Shqipëri, për tu rikthyer sërish në Spanjë duke përdorur identitete të rreme.

Në fillim u arrestua 23-vjeçarja,  e cila në tentativë për tu larguar nga Spanja përmes aeroportit, iu gjetën bizhuteri të shtrenjta. Arrestimi i dy të tjerëve u realizua dy ditë më pas.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan një sasi parash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlera të mëdha.

Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga autoritetet spanjolle ndërsa hetimet për këtë grup vazhdojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here