Braçe habit me postimin e tij!! Analisti më kritik i qeverisë Rama i preferuari i zv.kryeministrit…

0
150

Pavarësisht se Andi Bejtja është shndërruar në një nga analistët më kritikë të qeverisë Rama, pena e tij sa i përket poezive është një nga më të preferuarat e zv.kryeministrit Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe fton të gjithë ata që kanë një jetë pa lexuar poezi, që të shfletojnë librin më të ri të nxjerrë në treg nga analisti.

‘’Miremengjes! Cilido qe ka nje jete pa lexuar poezi, TE LEXOJE POEZITE E ANDI BEJTJA!

Nuk di si ju tingellon kur e degjoni,
por jam i bindur qe eshte vec
per tu lexuar si poet;
nuk shkruan perdite e nuk ben libra per tre muaj!

Ne Panair tek Dudaj do jete!”, shkruan Braçe.

Talentin e Bejtjes në poezi do ta theksonte pak kohë më parë dhe kryeministri Edi Rama, ku nuk pranoi përballë gazetarit Arian Çani që ta fuste në listën e kadrinjëve, pasi ai kishte shkruar një nga 10 poezitë më të bukura në shqip.

Po cila është poezia e Bejtjes që klasifikohet në një 10 nga më të mirat që ka shqipja, sipas kryeministrit?

Atdhedashuri

Në këtë vend ku dembelizmi është virtyt

Ku ka fusha të gjera me vese

Dhe gënjeshtër me këmbë të gjatë

Unë e kam lidhur historinë pas një gomari veshkurtër që mund të jem unë ose vetë heroi ynë Skënderbe

Të cilin Vatikani e kurdisi siç kurdiset një orë me zile, po akrepat i la të mbesin në shekullin e katërmbëdhjetë

Po unë s’mërzitem

As ofendohem,

Europës nuk i mbaj mëri.

Vazhdoj të eci nëpër tym si një Kostandin

Që ngrihet nga varri dhe kujtohet se motër s’ka pasur kurrë;

Duke mallkuar malet e larta krenarë

Që ia marrin frymën detit, i bëhen ombrellë…

Mos kërko nga unë të jem as Rozafë, as Skënderbe, as Kostandin.

E shumta që mund të kërkoni nga unë është të jem Ismail Qemal,

Të ngre flamurin kombëtar në xhep të pantollave bluxhinse

Për të shpallur në paqe e pa bujë

Pavarësinë e Mendjes Time…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here