Nga Aranita Brahaj
Kush e pagoi biletën e z. Lleshi për Bejrut. A janë dakord taksapaguesit të kontribuojnë që ministri të udhëtojë për Foto-Propagandë
Nga 1 janari e deri sot Ministria e Brendshme ka paguar përmes thesarit për axhensi për transport ajror shumë prej 6.25 milion lekë (me shume se 60 mijë usd) si Udhëtime Jashtë Vendit . Në shumicën e rasteve këto janë udhëtime të ministrit dhe zyrtarëve nivel i lartë, shpenzime të aparatit të ministrisë dhe jo të Policisë së Shtetit. Mes tyre duhet të jetë edhe pagesa për biletën e Ministrit Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin.