Robert Norris, burri origjinal i Marlboro, imazhi i të cilit u përdor në reklamat e markës së famshme të cigareve, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Norris ndërroi jetë në fermën e tij në Colorado Springs të shtunën. Ai rrethohej nga dy djemtë e tij dhe dy vajzat, 13 nipërit dhe 18 mbesat.
Për 12 vjet me radhë, Norris pushtoi ballinat e revistave si Njeriu i Marlboro, një burrë i i veshur me kapele kauboji në terrene të ashpra, me një cigare në buzë ose në duar.
Por, pavarësisht se ai në fotografi u shfaq me cigare për më shumë se një dekadë, Norris kurrë nuk piu duhan dhe përfundimisht u largua nga kjo fushatë reklamuese kur e ndjeu se nuk po jepte një shembull të mirë për fëmijët e tij.