Kina po prodhon një miliarder të ri çdo dy ditë

0
169

Njerëzit më të pasur në botë u bënë pak “më të varfër” vitin e kaluar, sipas një raporti të UBS (UBSG.S) dhe PwC, pasi trazirat gjeopolitike dhe tregjet e paqëndrueshme të kapitalit zvogëluan pasurinë e miliarderëve për herë të parë në një dekadë.

Pasuria e miliarderëve ra me 388 miliardë dollarë globalisht në 8.539 trilionë dollarë, zbuloi Raporti i Miliarderëve UBS/PwC, me një rënie veçanërisht të mprehtë në Kinën e Madhe – vendi i dytë më i madh për miliarderët pas Shteteve të Bashkuara, shkruan Reuters.

Po sipas të njëjtave të dhëna, bankat private përfshirë menaxherin më të madh të pasurisë në botë UBS kanë ndjerë efektet e tensioneve tregtare të SHBA-së dhe pasigurive politike globale, pasi klientët vitin e kaluar u larguan nga tregtia dhe duke marrë borxhet në favor të grumbullimit të më shumë parave të gatshme.

“Pasuria e miliarderëve në 2018 ka rënë për herë të parë që nga viti 2008 për shkak të gjeopolitikës”, tha kreu i klientëve të UBS-së, Josef Stadler, në raportin e botuar të premten.

Por, me gjithë rënien e pasurisë së miliarderëve, Kina vazhdon të prodhojë një miliarder të ri çdo 2-2.5 ditë, tha Stadler.

Në pjesën tjetër të botës, numri i miliarderëve ra kudo, përveç në Amerikë, ku sipërmarrësit e teknologjisë vazhduan të “shtyhen” në radhët e më të pasurve të Shteteve të Bashkuara.

“Ky raport tregon qëndrueshmërinë e ekonomisë amerikane”, ku kishte 749 miliarderë në fund të vitit 2018, tha John Matthews, kreu i menaxhimit të pasurisë private dhe biznesit me vlerë shumë të lartë neto për UBS në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa një rikuperim i tregut të aksioneve nga një rënie e pjerrët në fund të vitit 2018 ka ndihmuar menaxherët e pasurisë të rrisin pasuritë e tyre, familjet më të pasura në botë mbeten të shqetësuar për çështjet globale nga tensionet e tregtisë, Brexit, deri tek populizmi dhe ndryshimet klimatike dhe po vazhdojnë të mbajnë më shumë paratë e tyre në para të gatshme.

“Ka të ngjarë që pasuria e miliarderëve të rritet përsëri këtë vit”, tha Simon Smiles, shefi i investimeve në UBS për klientët me shumë pasuri, duke shtuar se ka të ngjarë të jetë një rritje “më e heshtur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here