Mbërriti dimri në Kukës/ Dëbora zbardh…

0
156

Maja e Gjallicës në Kukës u zbardh nga dëbora, duke dhënë sinjalin e parë të dimrit që pritet të zbresë pas pak ditësh.

Moti i paqëndrueshëm dhe me ulje të temperaturave, reshjet e shiut i shndërroi në reshje dëbore në lartësitë 1900 metra mbi nivelin e detit.

Gjatë natës pati dhe erëra të forta e për pasojë shkaktoi edhe probleme në disa akse rrugore e energji elektrike.

Shkarje dherash e inertesh pati në segmentin Kukës- Shishtavec, Margegaj Valbonë dhe Fierze Lekbibaj, ndërsa pesë fshatrat e njësisë Administrative të Shishtavecit janë pa energji elektrike. Burime të OSHE Kukës thonë se shkak është bërë një defekt në linjën e transmetimit si pasojë e motit të keq, ndërsa grupet e avarisë janë në punë për riparimin e defektit.

Në rrugët problematike është rikthyer qarkullimi, ndërsa moti duket drejt përmirësimit në orët e mesditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here