Vodhën mbi 100 mln lekë nën kërcënimin e armëve…gjykata merr vendim për të arrestuarit

0
113

Gjykata ka vendosur të lërë prapa hekurave gjashtë personat e arrestuar për grabitjen e një shume prej 13 milion lekësh të rinj në postën e Krujës.

Për grabitjen ranë në pranga Gazmir Saka, Andi Rexhepi, dhe Mark Caka si autorë të ngjarjes.

Gjithashtu, u arrestuan edhe roja e postës Besnik Parruca.

Operacioni i koduar “Filiali” bëri të mundur arrestimin e tyre vetëm pak ditë pas grabitjes së shumë së madhe të parave.

Përveç një pjese të lekëve, policia sekuestroi edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

“Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë”, sqaron policia.

Shtetasi Gazmir Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, me precedentë në fushën e krimeve ndaj personit e pronës është edhe shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri”

Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here