“Çmendet” moti!/ Reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje tokash…

0
155

Italia është mbërthyer nga moti i keq që pritet të vijojë për disa ditë. Meteorologët parashikojnë që kushtet do te perkeqesohen ne vijim.

Shirat e dendur dhe rrebeshet kanë alarmuar autoritetet në Kalabri, Bazilikatë dhe Siçili, shkollat qëndrojnë mbyllur në qytetet Taranto, Leçe, Brindisi, Napoli dhe Venecie, ndërsa qarkullimi i trenave po has vështirësi në të gjithë vendin.

Rrebeshet e shiut po përmbytin dhe shkaktojnë dëme në infrastrukturë e bujqësi në gjithë Italinë. Zonat qendrore të Venecies rrezikohen nga rritja e nivelit të detit ndaj ka mbyllur qendrën historike dhe shkollat. Meteorologët parashikojnë që kushtet e rënduara do të vazhdojnë.

Në skajin veriperëndimor, Venecia raporton se niveli i ujit ka prekur pikën më të lartë të 50 viteve të fundit.

Meteorologët druhen se sistemet e kullimit nuk do i bëjnë ballë fryrjes së dallgëve të Adriatikut dhe baticave që rrezikojnë të përmbytin 70 për qind të sipërfaqes së qytetit brenda së mërkurës.

Kushtet e këqija atmosferike me origjinë nga Afrika Veriore goditën të hënën pjesët jugore të Italisë.

Dëme të mëdha raportoi rajoni puljez i Salentos, ku shirat me breshër prishën të mbjellat.

Më në veri, moti u shoqërua me rrëshqitje tokash dhe përmbytje.

Gjatë javëve në vazhdim, reshjet atmosferike dhe stuhitë me shi pritet të përshkojnë gradualisht Ballkanin, Spanjën e Francës, ndërsa verilindja e Europës do të regjistrojë temperatura të ulëta njëshifrore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here