Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata u drejtohet ndërkombëtarëve. “Sa herë dëgjoj ndërkombëtarët më vjen të iki me vrap. A bërtitën me të madhe kur thonë meritojmë të hyjmë në BE, a nuk ishin këta me Mogherinin, me Vlahutin me Hahn, me Drakula, që thanë do hyjmë në BE ku e sheh BE-në e këtyre”, u shpreh Gjata.
Ai u ndal edhe tek çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
“Pse e lejojnë shkeljen se është përgjegjësi e tyre. Me këto nene që bëjnë e lanë vendin dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese. Jemi në kushtet ku Gjykata Kushteuese po krijohet me shkelje”, tha ai.
Në fund, Gjata dha edhe një tjetër mesazh për ndërkombëtarët.
“Këta ndërkombëtarët bëjnë deklarata, por nuk mbajnë përgjegjësinë. Kush na jep garanci që kjo drejtësi që del nga kjo reformë do vërë vërtet drejtësi”, përfundoi Çlirim Gjata./Abc News