Vijojnë prishjet e objekteve tek Astiri.
Mësohet se deri në këto momente janë prishur 24 objekte. Pamjet se çfarë po ndodh në këto momente, i ka publikuar IKMT në Facebook, që mund t’i shihni në videon më poshtë:
Në një postim në faqen e Facebook, IKMT lajmëron: “Të 33 objektet do të prishen sot. Prej mëngjesit te sotëm IKMT ka nisur prishjen e 33 objekteve ne zonën e “Astir”. Deri në këto momente janë prishur 24 objekte, prej të cilave 8 objekte 2 katëshe, 4 trekatëshe dhe 12 njëkatëshe. Objektet e tjera janë ne proces dhe do të prishen të gjitha brenda ditës së sotme”.
IKMT sqaroi me heret se “janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit