Përplasjet te Unaza e Re, Meta reagon nga Franca: E papranueshme…

0
140

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar nga Franca, lidhur me përplasjet që ndodhen mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re.

 “E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.
Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.
Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.
U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkruan Meta.

Forca të shumta policie rrethuan mëngjesin e sotëm zonën e njohur ndryshe si “Astiri”, ku IKMT nisi aksionin për shembjen e banesave në lotin e parë të projektit për Unazën e Madhe. Banorët nuk lejuan shembjen e banesave dhe për këtë arsye pati një përplasje mes tyre dhe forcave të policisë, ku 12 njerëz deri më tani numërohen të lënduar, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here