Arrestohet shqiptari/ Furnizonte qytetin italian me kokainë

0
200

Një 47 vjeçar arrestohet në Perugia të Italisë ,pasi akuzohet për trafik të kokainës. Ai ishte i njohur edhe më herët për krime kundër pasurisë. Shqiptari akuzohet se gjatë periudhës 2015 deri në vitin 2018 ka furnizuar me lëndë narkotike të llojit kokainë zonën e Periugës dhe periferitë, shkruajnë mediat italiane.

Hetuesit thonë se shqiptari mund të ketë fituar shuma të mëdha parash, pasi një klient përdorte shpesh herë drogë. Policët kanë arritur të dokumentojnë disa qindra transferime të dozës së kokainës, të cilat duke u shitur në treg do të jepnin fitime, jo më pak se 60 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here