Bayern Mynih refuzon Arsen Venger, zbulohet vendimi drastik i trajnerit francez!

0
242

Arsen Venger ka vendosur të zhveshë tutat e trajningut duke i dhënë fund karrierës së tij të gjatë si teknik. Francezi, që së fundmi ka qenë në bisedime me gjermanët e Bajernit të Mynihut, por që u refuzua nga këta të fundit, ka vendosur që të kthejë pllakën në karrierë dhe të veshë kostumin dhe të pranojë një karrige në zyrat e FIFA-s!

Trajneri i lindur në Alsas-Lorenë nga sot do të jetë Shefi i Zhvillimit Global të Futbollit! Lajmin e ka dhënë qeveria botërore e futbollit, e cila i ka bërë gati një zyrë në Zyrih ish-trajnerit të Arsenalit, që tashmë do të punojë si “Chiel Global Football Development” për organizatën e drejtuar nga Xhani Infantino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here