Bushati në qeverinë kosovare? Vetëvendosje trazon ujërat e socialistëve…

0
120

Pasi lëvizja Vetëvendosje lajmëroi se do organizojë një marshim në Tiranë me rastin e festës së Pavarësisë, pati shumë reagime në rrjetet sociale. Megjithatë nuk munguan edhe qëndrimet e drejtuesve më të lartë të qeverisjes socialiste.

Kryeministri Edi Rama u shpreh për këtë çështje pak pasi lideri i VV, Albin Kurti e kishte kritikuar për Mini-Shengenin.

A janë të shqetësuar realisht socialistët për ndikimin e Vetëvendosjes në Shqipëri?

Disa aksione që ka marrë dega e VV në Tiranë nuk kanë prodhuar ndonjë mobilizim të madh në kryeqytet. Ndërkohë disa thonë se ky debat bëhet për të zhvendosur vëmendjen nga çështja e nxehtë e ditës: Mini-Shengeni ballkanik, që ka përjashtuar Kosovën duke bërë që për herë të parë, e gjithë politika kosovare të dalë kundër një kryeministri shqiptar.

Sido që të interpretohen këto përplasje mes VV dhe qeverisë shqiptare, fakt është se ato nuk do ndalen.

Të mërkurën, gazeta Express raportoi se Ditmir Bushati mund të bëhet pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.

Bushati vetë është takuar me liderin e Vetëvendosjes, ndërsa ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër idesë së ndarjes së kufijve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here