DRAME!!! Mbytet në lot banorja në Astir: Burrin ma sakatuan, kemi ardhur që në ’93-shin!

0
129

Nuk kanë fund dramat e banorëve të Astirit, një pjesë e të cilëve presin orën kur do tiu shfaqen fadromat e IKMT-së për tiu shembur banesat e tyre, që i kanë ngritur me mund, dhe pas viteve të gjatë në emigracion.

Një prej banoreve në një intervistë për gazetaren e Fax Neës Fjona Çelaj, ka treguar kalvarin e vuajtjeve që familja ka kaluar, në mënyrë që të ndërtojë këtë banesë, të cilën nuk ua legalizuan.

U është dashur të shkojnë vite me radhë në Greqi, familjarisht, në mënyrë që të mbyllnin ndërtimet për banesën e tyre, ndërsa dy godinat ngjitur, pavarësisht se janë në të njëjtën linjë, i kanë legalizuar dhe i kanë dëmshpërblyer.

“Kemi ardhur që në 93 shin dhe kemi ngritur këto shtëpi këtu, kemi shkuar në Greqi bashkë me djemtë, dhe kemi ngritur katin e dytë, u vumë dyer dhe dritare, ju kemi vendosur rrethimin, pastaj erdhën dhe na thanë që ta prishnim murin rrethues. 

Më pas erdhën dhe na vunë kryqin në tarracë, ça legalizimi të bënim ne, qendron shtëpia pa kollonë, mos më bëj për budalla tha burri.

Ne o kemi qenë budallenj, o skemi pasur lekë që nuk na e kanë legalizuar. Jemi 10 veta, 6 në këtë banesë, unë fle në divan, djemtë e tjerë i kam me qera, se katin e parë e kam dhënë me qera të ha një kothere bukë. Na dridhet trupi, për këtë doli burri aty në rrugë dhe u sakatua, nuk dolëm për të vrarë njeri”, u shpreh banorja.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here