Mira shkruan se protesta e ‘Astirit’ nuk gjeti mbështetje në masë si studentët në vitin e kaluar. Në shkrim, ajo përmendi edhe deklaratën e një prej banoreve të ‘Astirit’ e cila e quajti tallje dëmshpërblimin prej 130 milionë lekëshpër shtëpinë e saj.
“Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë. Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi”, shkruan gazetarja.
Për këtë shkrim ka reaguar aktori Jul Deda i cili e quan Kazhanin ‘gazetaruçe populiste’.
“Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah”.
Pas kësaj ka reaguar Mira në një postim në ‘Instastory’.
“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”, shkruan ajo.