Një aksident është regjistruar sot në rrugën Laç-Lezhë, ku për pasojë një vajzë e re ka mbetur e plagosur.
Ngjarja në fjalë ndodhi afër mbikalimit të Laçit. Makina tip ‘Toyota’ me targa AA 915RA e drejtonte Jonida Përleka, 25 vjeçe, e cila udhëtonte e vetme.
Ajo është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime policore thanë se e reja pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa ka mbetur e plagosur.
Të njëjtat burime sqarojnë se ka dyshime që shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështia në rrugë.