“Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, nisma kundër ‘MiniShengenit Ballkanik’ ndalet në Kukës…

0
156

Nisma “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim” e ndërmarrë nga aktivisti Aulon Kalaja si dhe profesorë, intelektualë e aktivistë të tjerë ka vijuar turin e takimeve në rang vendi por edhe në Kosovë, ndërsa sot është ndaluar në qytetin e Kukësit.

Sipas Kalasë, nisma e Ramës është e pakonsultuar me qytetarët shqiptarë dhe është përjashtuese ndaj Kosovës, ndërsa theksoi se kjo nuk është asgjë më shumë veçse tentativë për të krijuar Jugosllavinë e re.

Kjo vjen pas takimeve që janë ndërmarrë nga drejtuesit e shteteve ballkanike Edi Ramës, Alkesandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, dhe mospjesmarrjes në këto takime të Malit të Zi dhe Kosovës nnë të ashtuquajturin Mini-shengeni Ballkanik.

Nisma “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim” synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kundërshtuar planin e Ramës që sipas aktivistëve synon krijimin e Jugosllavisë së re dhe dëmton aspiratat perëndimore të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here