Kompleksi në veri të Sirisë, ku ish udhëheqësi i grupit terrorist të Shtetit Islamik u strehua derisa forcat e operacioneve speciale amerikane hynë në sulm muajin e kaluar, raportohet se ishte i lidhur në internet deri në ditën e bastisjes fatale.
Dokumentet e marra nga Jenan Moussa i TV Al-Aan të martën, treguan se kompleksi i Al-Bagdadit, afër kufirit turk në provincën Idlib të veri-perëndimit të Sirisë, kishte lidhje interneti që nga shkurti i këtij viti dhe ai mbeti aktiv deri 12 orë para bastisjes nga SHBA më 26 tetor, raporton FoxNews.
Sipas dokumenteve, abonimi i Internetit në kompleksin e Al-Bagdadit kishte filluar më 1 shkurt të këtij viti.
Tarifa mujore ishte ekuivalente me 8 dollarë dhe u pagua deri në tetor, sipas Moussa, i cili shtoi se emri i përdoruesit që Al-Bagadi kishte përdorur, ishte “mhrab”.