Shqipëria do të ndeshet kundër Andorrës, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Formacioni zyrtar është bërë publik vetëm para pak minutash. Trajneri Reja ka vendosur që të luajë me dy sulmues, duke mos e ndryshuar skemën e tij.
Kamberi nuk është i gatshëm për të luajtur për shkak të një dëmtimi. Pikërisht për këtë arsye, tekniku italian ka vendosur që nga minuta e parë të hedh në sulm futbollistë si Balaj dhe Manaj.