Kastro Zizo shpërthen ndaj personazheve publikë: ‘I q** r*pt muhabetit’

0
251

Këngëtari i njohur, Kastro Zizo herë pas herë reagon në rrjete sociale në lidhje me ngjarjet aktuale që prekin jetën e shqiptarëve.

Pasi goditi për Teatrin Kombëtar, ku tha se në të bëhej orgji, tanimë ai është kapur me ‘Pazarin e Librit’, kështu të paktën e quan ai.

Zizo ka thumbuar mjaft personazhe publike, të cilët nuk janë shkrimtarë, mirëpo kanë vendosur të jenë prezent në panairin e Librit me një punim të tyren.

Kështu ka bërë Arbana Osmani, Ornela Vorpsi, Blendi Fevziu, Elia Zaharia, Andi Bejtja e deri te modelja Angela Martini.

Kastro, i acaruar shkruan:

Ka qenë dikur tregu muzikor si puna e gjetheve; shiteshin kur mbaronin mbarëzimin apo pjelljen…në verë kur vinin emigrantët dhe në dimër kur emigrantët kërkonin ngrohtësi. Të gjithë donin të blinin diçka dhe ajo ishte muzika e nxjerrë nëpër kaseta të prodhuara nëpër bodrume gjysmë bullgare. Kohët kanë evuoluar dhe tashmë jemi intelektualë!

Më tej, vijon:

Ta gëzoni ‘Pazarin e Librit’! T’fala! Edhe unë mund të shkruaj një libër

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here