Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga policia italiane ku në qendër janë një italian dhe tre shqiptarë.
Këta të fundit për t’iu fshehur policisë e kishin futur kokainën në kavanoza në pyll.
Por një tufë derrash të egër ua kanë zbuluar kokainën dhe jo vetëm kaq por e kanë thithur.
Ngjarja ka ndodhur në një pyll në rajonin e Toskanës.
Zbulimi u bë nga përgjimet e policisë.
Këta të fundit po mbanin në përgjim rrjetin e shpërndarësve të kokainës ndërsa po hetonin vrasjen e shqiptarit 21-vjeçar në vitin 2018 në Sinalunga.
Gjatë përgjimit policia zbuloi ankesat e grupit për prishjen e drogës nga kafshët e egra.
Grupi dyshohet se trafikonte afërsisht dy kilogramë kokainë çdo muaj të cilën e shpërndante në bare dhe klube në qytetet Arezzo dhe Siena.
Dy prej të dyshuarve janë lënë në paraburgim, ndërsa dy të tjerë po hetohen në masën e sigurisë arrest shtëpie.
Vlera e kokainës që thithën derrat e egër dyshohet të jetë në vlerën 20 mijë euro.