Ish-kryeministri Sali Berisha ironizon “betimin” e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje.
E pa dekretuar nga Presidentit dhe e pa votuar nga Parlamenti, zonja Vorpsi u kualifikua automatikisht si anëtare e kushtetueses me pretendimin se kreu i Shtetit nuk kishte zbatuar afatet kohore.
Ndërkohë, edhe shqiptarët kanë reaguar lidhur me “betimin” e sotëm të Arta Vorpsit.
Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë meme që ironizojnë dhe tallin veprimet e mazhorancës për të zaptuar çdo qelizë të sistemit të drejtësisë.