Partia Demokratike ka denoncuar sot shkarkimin nga detyra të një drejtueseje në Ministrinë e Shëndetësisë, të Mirela Hasanaj, nga ministrja Ogerta Manastirliu.
Shkarkimi thuhet se ka ndodhur pas një videoje, e cila i është dërguar Manastirliut, për Hasanajn – Drejtoreshën e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, por që nuk është bërë publike, ashtu si dhe motivi i shkarkimit.
Ish-deputetja Albana Vokshi e bëri publik këtë largim drejtuesi të rëndësishëm dhe këtë mënyrë shkarkimi drejtuesish, nga ministrat e Qeverisë, me këtë shënim:
“Para disa ditësh është larguar nga detyra, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Hasanaj.
Shkaku nuk bëhet i ditur.
Njoftimi i shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë është ai më poshtë.
Thuhet se largimi i saj lidhet me një video që i ka shkuar Ministres së Shëndetësisë, e cila i ka kërkuar më pas dorëheqjen.
Pse ministrja Manastirlliu nuk bën publike videon?
Pse nuk bën transparencë për largimin e drejtoreshës më të rëndësishme të cilës i kishte deleguar shumë kompetenca?
Këtej prishin shtëpitë e ndërtuara me para djerse e gjaku, nga ana tjetër mbrojnë e mbulojnë shkelësit e ligjit dhe ekipin KÇK të shëndetësisë, ” përfundon reagimi i Vokshit