Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot dy godina të tjera dykatëshe në zonën e “Astirit”, nën një rrethim të fortë policor.
Banorët janë penguar nga kordoni i Policisë të bëjnë qendresë, ndërkohë që situata ka sjellë irritimin e shoferëve që kalojnë nëpër këtë segment, pasi rruga është bllokuar.
Shembjet janë vazhdim i operacionit për spastrimin e segmentit nga banesat dhe bizneset dhe hapur rrugën projektit të ri të rrugës. Para disa ditës, u prishën me dhunë 33 banesa në këtë aks.
Ndiqni pamjet e shembjeve publikuar nga IKMT-ja: