Franca formulon draftin më të ri me metodologjine për zgjerimin europian, në të cilin kërkon “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Bashkangjitur me dokumentin që u dërgua në të gjitha vendet anëtare të BE, kërkohet gjithashtu nga Komisioni Evropian që deri në janar të vitit 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e anëtarësimit, që do të zbatohet gjatë fillimit të negociatave për anëtarësim me vendet kandidate.
Sipas asaj që raporton Radio Evropa e Lirë, në dokument theksohet se transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale janë shumë “të ngadalshme” për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe se nuk mjaftojnë përfitimet konkrete për qytetarët në vendet-kandidate.
Në këtë dokument, Parisi zyrtar e riafirmoi “mbështetjen e qartë” të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerëson se i gjithë rajoni i përket Evropës për nga historia, kultura dhe gjeografia e tyre.
“Lidhjet më të afërta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të konsolidohen, në bazë të sundimit të së drejtës dhe shoqërive të hapura pluraliste, të cilat merren me zhvillimin e tyre ekonomik dhe social”, bëhet e ditur në dokumentin francez.
Sipas Francës, qasja e tillë ripërtëritëse do të duhej të bazohej në katër parime: Përcjellje graduale, kushte më të rrepta, përfitim më konkret dhe kthyeshmëri.
“Pasi të hapen negociatat, procesi i integrimit nuk do të bazohet më në hapjen e kapitujve, por në disa faza të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave dhe skemë të vendosur nga BE-ja, duke i marrë parasysh karakteristikat specifike të secilit kandidat, ku është e nevojshme”, thuhet në dokument.
Vendet kandidate do të duhet t’i përshtatin aftësitë e tyre institucionale dhe administrative të nevojës nga pjesëmarrja efikase në politika të ndryshme. Për anëtarësimin final do të vendoset në bazë të përmbushjes së aspiratave konkrete ekonomike dhe sociale.
Gjithashtu, me non-pejperin parashihet ndihmë financiare e plotë në periudhën para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, që nënkuptonte instrumente më të mëdha para anëtarësimit dhe qasje deri te fondet strukturuese të cilat tani janë të rezervuara për vendet-anëtare të BE-së.
Propozimi kyç i Francës është në miratimin e parimit të kthyeshmërisë, sepse vlerësohet se kjo do ta sigurojë besimin dhe natyrën inkurajuese të procesit. Sipas Parisit, parimi i tillë është i domosdoshëm në situata kur vendi kandidat pjesërisht ose aspak nuk përmbush kritere të caktuara ose ka ndaluar që t’i ndërmarrë detyrimet e ndërmarra.
Në rast të tillë përgjigja evropiane do të mund të lëvizë nga ndalimi i ndihmës financiare deri në suspendimin e përgjithshëm, në rast që të sillen në pikëpyetje vlerat bazike të BE-së.