Rilindja po luan aktin e fundit të rrënimit kushtetues/ Juristi i njohur: Shqiptarë kujdes…

0
130

Juristi i njohur Jordan Daci akuzon Rilindjen se po luan aktin e fundit të rrënimit kushtetues të vendit. Reagimi i Dacit erdhi pas miratimit nga Kuvendi të një rezolute mbi situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, ku mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk njeh dekretin e Presidentit për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Kushtetueses.

Daci në një postim në rrjet shkruan se shteti i së drejtës ka rënë, shteti i së drejtës është shndërruar në diktaturë dhe shpresa e shqiptarëve për të ndërtuar shtet, për mirëqënie, për integrim evropian, është vrarë dhe po vritet çdo ditë.

“Bashkëpunëtorët e prezumuar të këtij grupi të “strukturuar” për shkak të funksionit të tyre, por që janë juristë, duhet sot ose të grisin diplomat e juridikut ose të pranojnë që janë ushtarë të një regjimi quasi fashiste dhe në fakt janë “fajtorët” më të mëdhenj nëse do ligjerojnë këtë atentat kushtetues me pasoja shkatërruese për vendin.

Qytetarët duhet të kuptojnë që kjo gjë mund të jetë pjesë e një skenari anti shqiptar që kërkon destabilizimin e vendit. Prandaj, duhet bërë kujdes të mos biem në grance”, shkruan Daci

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here