Të rinjtë e FRPD vizitojnë ekspozitën e Avni Delvinës në mbështetje të protestës/ Teatri sot, më i bukur se kurrë…

Të rinj të FRPD dhe studentë të ekselencës kanë vizituar ditën e sotme ekspozitën e artistit Avni Delvina, “Notre Drame de Tiran”.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i FRPD, Belind Këlliçi shprehet se tashmë godina e Teatrit Kombëtar është më e bukur se kurrë dhe plot jetë.

“Së bashku me disa studentë ekselentë patëm privilegjin që te vizitonim ekspozitën e piktorit Avni Delvina me titull: ‘Notre Drame de Tiran’. Teatri Kombëtar më i bukur se kurrë tashmë, plot jetë e gjallëri”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.

Ekspozita e Delvinës qëndron në hollin e Teatrit Kombëtar prej disa ditësh si shenjë mbështetje ndaj protestës disa-mujore të artistëve dhe qytetarëve kundër projektit të qeverisë për të shembur godinën në fjalë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko