A keni konflikte me Redjan Rrajën? Ja si përgjigjet prokurori Ndoja…

0
134

Prokurori Arjan Ndoj dhe i plagosuri tjetër qe i shpetuan atentatit te 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës kane deklaruar se nuk kane konflikte me Redjan Rrajën , personin e arresuar si nje nga te dyshuarit per kete ngjarje.

Burime për gazetën Panorama, bëjnë me dije se deklaratën e kanë bërë teksa janë pyetur në spital pas arrestimit Rrajes, duke thene se nuk kanë pasur konflikte me të.

Ndërkohe që prokurori Ndoj ka kërkuar që mjekimin ta përfundojë duke qëndruar nën kujdesin e stafit të repartit të Ortopedisë, sic bejne me dije burime nga ky spital.

Mesohet se tre prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë disa herë në pyetje të dy të plagosurit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho. Ata i qendrojne deklaratave te dhene edhe më pare per hetuesit duke mohuar konfliktet, jo vetem me Rrajen, por edhe me persona te tjere.

Ndërkohe që prokurori ndodhet në spital, dy efektivë të policisë së komisariatit të Durrësit qëndrojnë pas dere prej 17 ditësh, duke pasur nen mbikqyrje gjithe vizitat. Pak dite pas atentatit humbi jeten shoferi i prokurorit, i cili nuk i mbijetoi dot plageve te marra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here